Job Openings graphic design

About the job graphic design

Graphic Designer-i në Pronatyra Treg, siguron mbarëvajtjen e duhur të Brand-it të kompanisë në përputhje më politikat e tij.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësit

· Krijimi i materialeve vizuale: Përfshin krijimin e grafikëve, posterave, broshurave, flyer-ëve,

kartëvizitave dhe materiale të tjera të shtypura dhe dixhitale.

· Menaxhimi i mediave sociale: Krijimi i grafikëve dhë postimeve për platformat e mediave sociale.

· Përshtatja e materialeve për reklama dhe fushata: Krijimi i grafikëve dhe materialeve për reklama

online (si reklamat Google Ads, Instagram, Facebook) dhe fushata të tjera marketingu.

· Editimi dhe manipulimi i fotografive: Përmirësimi i imazheve dhe manipulimi i tyre për tu përshtatur

me qëllimet e dizajnit dhe kërkesave të projektit.

· Pjesëmarrja në zhvillimin e strategjive të marketingut: Bashkëpunimi më ekipin e marketingut për të

siguruar që dizajni vizual mbështet dhë përforcon mesazhet dhe objektivat e kompanisë.

· Krijimi i materialeve për produktet: Materialet promovuese të lidhura më produktet që ofron

kompania.

· Propozimet e integrimeve në layout:Propozim në mënyrën e aplikimit të dizajnit.

Kualifikime

· Diplomë universitare në një nga fushat:

Dizajn Grafik

Arte Pamore

Komunikim Vizual

Multimedia / Web Design

Marketing (me fokus në dizajn vizual)

· Kurse të specializuara ose certifikime (p.sh. Adobe Certified Professional) – të vlerësueshme në mungesë diplome.

Njohuritë

* Njohuri te gjuhës Italiane dhe Angleze

* Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign)

* Njohuri në Canva, ose mjete të tjera moderne të dizajnit

* Njohuri për përgatitjen e materialeve për printim (bleed, trim, resolution, ngjyra)

Shënim

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rruga dytësore, Kashar, Parku Industrial Tiranë, Ndërtesa nr. 1 Tiranë, Shqipëri.