Job Openings Rekrutues/e

About the job Rekrutues/e

Përshkrimi i Pozicionit
Në emër të klientit tonë, kompani lider në sektorin e prodhimit dhe fasonerisë, po kërkojmë një Rekrutuese. Ky rol është përgjegjës për menaxhimin e plotë të procesit të rekrutimit, nga përzgjedhja e kandidatëve deri te integrimi i tyre në kompani. Rekrutesja luan rol kyç në sigurimin e burimeve njerëzore cilësore për operacionet prodhuese dhe për mbështetjen e rritjes së kompanisë në një sektor dinamik dhe me volum të lartë punonjësish.

Detyrat Kryesore:

Identifikon nevojat për rekrutim në bashkëpunim me departamentet e prodhimit dhe menaxhimit

Publikon njoftimet e punës dhe ndjek aplikimet në të gjitha kanalet

Kryen përzgjedhjen fillestare të kandidatëve për pozicione të ndryshme prodhimi dhe administrative

Organizon intervistat dhe vlerësimet në terren ose në zyrë

Harton dokumentacionin e punësimit dhe ndjek procesin e onboardimit

Bashkëpunon ngushtë me drejtuesit e linjave të prodhimit për planifikimin e stafit

Mban evidencat e stafit, raportet e pranimeve dhe largimeve, si dhe statistikat mujore të rekrutimit

Siguron zbatimin e politikave të kompanisë dhe rregulloreve të punës

Ndihmon në organizimin e trajnimeve të brendshme sipas nevojave të fabrikës

  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit profesional në çdo proces

Kualifikime dhe Kërkesa

Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Menaxhim Burimesh Njerëzore ose fusha të ngjashme

Eksperiencë e mëparshme në rekrutim, preferohet në industri prodhuese ose fasoneri

Aftësi shumë të mira komunikimi, intervistimi dhe vlerësimi të kandidatëve

Organizim dhe aftësi të mira planifikimi në një ambient me volum të lartë punonjësish

Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office)

Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në terren kur është e nevojshme

Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me departamentet

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën: rekrutime@partner.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar.