Job Openings Asistente Ekzekutive e CEO

About the job Asistente Ekzekutive e CEO

Përmbledhje pozicioni

Asistentja e CEO-së do të ofrojë mbështetje të plotë administrative dhe organizative për Drejtorin Ekzekutiv. Ky rol përfshin menaxhimin e axhendës, koordinimin e komunikimeve me partnerë dhe klientë, si dhe ndjekjen e projekteve strategjike të kompanisë. Kandidatja duhet të jetë e organizuar, diskrete dhe me aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizimi i takimeve, mbledhjeve dhe udhëtimeve të CEO-së.
  • Përgatitja e dokumenteve, prezantimeve dhe raporteve për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Ndërveprim i vazhdueshëm me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
  • Menaxhimi i komunikimit zyrtar (email, korrespondencë, thirrje telefonike).
  • Mbajtja e protokolleve dhe ndjekja e zbatimit të vendimeve të marra.
  • Sigurimi i konfidencialitetit për informacionin strategjik dhe të dhënat sensitive.

Kualifikimet

  • Diplomë në Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të afërta (Master preferohet).
  • Minimumi 5 vite përvojë në një rol të ngjashëm (asistente ekzekutive, koordinatore projektesh, sekretare ekzekutive).
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Njohuri të avancuara të MS Office.
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
  • Diskrecion absolut dhe aftësi për të menaxhuar informacion konfidencial.

Çfarë ofrohet

  • Mundësi për të punuar drejtpërdrejt me drejtimin ekzekutiv të kompanisë.
  • Ambjent dinamik dhe ndërkombëtar.
  • Paketë konkurruese dhe perspektivë zhvillimi profesional.

    E hene E premte 8.30-5.00