Job Openings Shofer kamioni

About the job Shofer kamioni

Pozicioni: Shofer Kamioni me Çap dhe Tahograf (Transport i Kafshëve të Gjalla)

Përshkrimi i punës:
Kompania jonë kërkon një shofer profesionist kamioni me certifikatë CAP dhe tahograf për transportin e kafshëve të gjalla në rrugët ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Rumaninë dhe Serbinë. Rrugët zgjasin mesatarisht 1 jave për çdo itinerar. Kamioni është i standardit të lartë dhe pajisjet e nevojshme për mirëqenien e kafshëve gjatë transportit janë të garantuara.

Detyrat kryesore:

  • Drejtimi i kamionit sipas itinerarit të caktuar dhe rregullave të qarkullimit rrugor ndërkombëtar.

  • Sigurimi i kushteve optimale të transportit për kafshët e gjalla.

  • Përdorimi korrekt i pajisjeve të tahografit dhe respektimi i orareve ligjore të drejtimit dhe pushimit.

  • Mbajtja e komunikimit të rregullt me bazën gjatë udhëtimit.

Kushtet e punës:

  • Shpenzimet e rrugës mbulohen nga kompania.

  • Paga: 1,000 1,500 EUR në muaj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Patentë kategorie CE.

  • Certifikatë CAP e vlefshme.

  • Përvojë në përdorimin e tahografit.

  • Përvojë në transportin e kafshëve të gjalla është avantazh.

  • Njohuri mbi rregullat e transportit ndërkombëtar dhe mirëqenies së kafshëve.

  • Seriozitet dhe përgjegjësi maksimale gjatë punës.

Shënim:
Mos aplikoni nëse nuk keni të qarta të gjitha detajet e mësipërme dhe nuk plotësoni kërkesat.