About the job Content Manager
Rakiya Travel po kërkon: Content Manager
Vendndodhja: Tirana, Shqipëri (me fleksibilitet remote & nga zyra)
Orari: Full-time
Raporton te: CEO
�
� Përmbledhje e Pozicionit
Rakiya Travel është në kërkim të një Content Manager kreativ dhe të organizuar, që do të
menaxhojë përmbajtjen digjitale të kompanisë në faqet e internetit, rrjetet sociale, newsletters,
platformat e partnerëve dhe materialet promocionale.
Ky rol është kyç për të përçuar identitetin e brand-it dhe për të tërhequr turistë nga tregje të
huaja drejt Shqipërisë dhe Ballkanit.
�
� Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes për faqet e internetit të Rakiya Travel (WordPress).
Përgatitja e përshkrimeve për udhëtime, aktivitete dhe përvoja turistike.
Zhvillimi dhe menaxhimi i kalendarit të përmbajtjes për rrjete sociale (Instagram,
Facebook, LinkedIn).
Koordinimi me ekipin për publikimin e përmbajtjes vizuale dhe tekstuale.
Përgatitja e materialeve promocionale (broshura, newsletter, përshkrime për agjenci
partnere).
Optimizimi i përmbajtjes për SEO dhe për konvertime në faqe.
Analiza e performancës së përmbajtjes dhe propozimi i përmirësimeve.
�
� Kualifikimet e Kërkuara:
Eksperiencë pune (min. 2 vite) në menaxhim përmbajtjeje, marketing digjital ose rol të
ngjashëm.
Aftësi të shkëlqyera shkrimi në gjuhën shqipe dhe angleze (njohja e gjuhëve të tjera
përbën avantazh).
Njohuri në WordPress, bazat e SEO dhe platforma të rrjeteve sociale.
Aftësi për të ndërtuar dhe dizajnuar newsletter dhe broshura në Canva ose mjete të
ngjashme.
Aftësi për të menaxhuar projekte dhe për të punuar në mënyrë të organizuar dhe
kreative.
Pasion për turizmin, marketingun dhe komunikimin me tregje ndërkombëtare.
�
� Çfarë ofrojmë:
Pagë konkurruese
Mundësi për të ndërtuar një brand me karakter dhe impakt ndërkombëtar
Ambient pune dinamik dhe në rritje
Fleksibilitet për të punuar nga shtëpia gjatë 2025 dhe nga zyra nga 2026
Mundësi për udhëtime familjarizuese dhe njohje më të mirë të destinacioneve tona
Bonuse vjetore
Mundësi për rritje në detyrë