Job Openings Specialist Prokurimesh

About the job Specialist Prokurimesh

Përmbledhje pozicioni

Specialisti i Prokurimeve do të jetë përgjegjës për menaxhimin e procesit të blerjeve të mallrave, shërbimeve dhe pajisjeve për kompaninë, duke siguruar transparencë, kosto efektive dhe respektim të procedurave ligjore dhe të brendshme. Kandidati duhet të ketë aftësi negociuese të forta, njohuri të tregut vendor dhe ndërkombëtar, si dhe eksperiencë në punë me furnitorë strategjikë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Identifikimi i nevojave të kompanisë dhe përgatitja e planit të prokurimeve.
  • Kërkimi i ofertave, vlerësimi i tyre dhe përzgjedhja e furnitorëve më të përshtatshëm.
  • Negocimi i çmimeve, kushteve të kontratës dhe afateve të dorëzimit.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët ekzistues dhe krijimi i partneriteteve të reja.
  • Monitorimi i tregut për çmime, teknologji dhe furnitorë të rinj.
  • Sigurimi i respektimit të ligjeve dhe rregulloreve për prokurimet publike dhe private.
  • Përgatitja e dokumentacionit të tenderëve dhe procedurave të prokurimit.
  • Raportim periodik mbi aktivitetet dhe buxhetin e prokurimeve.

Kualifikimet

  • Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite përvojë në prokurime, preferohet në kompani të mëdha ose projekte ndërkombëtare.
  • Njohuri mbi proceset e tenderimit dhe menaxhimin e kontratave.
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikimi.
  • Njohuri të programeve ERP/finance dhe MS Office.
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar (gjuhë të tjera janë avantazh).
  • Integritet, korrektësi dhe respektim të rreptë të etikës profesionale.

Çfarë ofrohet

  • Punë në një ambient profesional dhe ndërkombëtar.
  • Mundësi zhvillimi dhe pjesëmarrje në trajnime për menaxhimin e prokurimeve.
  • Paketë pagese konkurruese dhe benefite shtesë. 

    e hene e premte 8.30-5.00