Job Openings Menaxher i Përgjithshëm i Shitjeve

About the job Menaxher i Përgjithshëm i Shitjeve

Qëllimi i Pozicionit

Menaxheri i Përgjithshëm i Shitjeve është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të

të gjitha aktiviteteve të shitjeve në kompaninë ENO TD. Ky rol ka në qendër zhvillimin dhe

zbatimin e planeve që garantojnë rritjen e shitjeve, zgjerimin e tregut dhe përmirësimin e

përvojës së klientit, duke siguruar një pozicion të qëndrueshëm konkurrues në industri.

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

1. Zhvillimi i Strategjisë dhe Planifikimi i Shitjeve

Harton dhe zbaton strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë të shitjeve në përputhje me

objektivat e kompanisë.

Analizon tregun, konkurrentët dhe nevojat e klientëve për të identifikuar mundësi të reja

për rritje.

Planifikon buxhetin, parashikimet e shitjeve dhe përcakton prioritetet sipas segmenteve

të tregut.

Propozon strategji për zgjerimin e portofolit me produkte dhe brande të reja.

Negocion dhe vendos marrëveshje me furnitorë dhe partnerë strategjikë.

2. Udhëheqja dhe Menaxhimi i Ekipit të Shitjeve

Merr pjesë në përzgjedhjen, trajnimin dhe zhvillimin e stafit të shitjeve.

Vendos objektiva të qarta dhe monitoron performancën përmes KPI-ve.

Motivohet për të ndërtuar një kulturë performance të lartë dhe bashkëpunimi.

Organizon trajnime për zhvillimin profesional të stafit.

Identifikon dhe zhvillon liderë të ardhshëm brenda ekipit.

3. Menaxhimi i Klientëve dhe Partneriteteve

Ndërton dhe forcon marrëdhënie afatgjata me klientë strategjikë dhe partnerë biznesi.

Siguron standarde të larta në shërbimin ndaj klientit dhe zgjidhjen proaktive të ankesave.

Negocion kontratat me klientët kyç dhe mbikëqyr realizimin e tyre në praktikë.

4. Koordinimi Ndërdepartamental

Bashkëpunon ngushtë me departamentin e financës për menaxhimin e çmimeve,

marzheve dhe ofertave.

Komunikon me menaxhmentin e lartë për të raportuar mbi rezultatet dhe për të adresuar

sfida strategjike.

Jep input mbi fushatat marketingu dhe analizon impaktin e tyre në shitje.

Përgatit raporte analitike për performancën e shitjeve dhe trendet e tregut.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Nevojshme:

Edukimi dhe Eksperienca

Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.

Minimumi 57 vite eksperiencë në fushën e shitjeve, nga të cilat të paktën 3 vite në

pozicione drejtuese.

Eksperiencë në industrinë e automjeteve ose sektorë të ngjashëm është avantazh.

Aftësi Profesionale

Aftësi të dëshmuara në krijimin dhe zbatimin e strategjive të shitjeve.

Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve dhe zhvillimin e talenteve.

Njohuri të thelluara të tregut vendas dhe rajonal.

Aftësi të forta në komunikim, negociim dhe menaxhimin e marrëdhënieve.

Aftësi Personale

Lidership i fortë dhe vizionar, me orientim të qartë drejt rezultateve.

Mendim strategjik dhe aftësi për të marrë vendime në situata të ndërlikuara.

Proaktivitet dhe aftësi të mira në analizë dhe zgjidhje problemesh.

Integritet i lartë dhe profesionalizëm në përfaqësimin e kompanisë.

VENDNDODHJA E ZYRAVE: Autostrada Durres-Tirane, km 20, Marikaj (Momentalisht, prej

Shtatorit ne Tirane).

PAGA BRUTO: 200,000 ALL (E negociueshme)

BENEFITE:

- Bonus performance

- Karburant.

PROFILI:

Per kete pozicion po kerkojme nje person i cili te jete I gatshem qe te ndermarre nje projekt

teresisht transformues mbi strukturen, strategjine dhe politikat e shitjes apo menaxhimit te

produktit. Eshte nje proces i cili do te duhet te preke cdo hallke te kompanise, dhe cdo person

qe eshte aktualisht pjese e saj. Mund te konsiderohet nje pune qe kerkon nje perkushtrim

reformues, apo nje mendesi pune start-up.