Job Openings Destination Manger

About the job Destination Manger

Titulli i Pozicionit: Destination dhe Marketing Manager
Kompania: Albanian Getaways
Shqipëri - Full-Time - 100% Remote (mund të punosh nga kudo)

Përmbledhje e Kompanisë:

Albanian Getaways është një kompani turistike me bazë në Shqipëri, e specializuar në krijimin e përvojave unike për udhëtarët që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Ne bashkëpunojmë me partnerë dhe agjenci të ndryshme në Europë për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe për të ofruar destinacione të jashtëzakonshme, duke siguruar përvoja të paharrueshme për çdo vizitor. Me rritjen tonë të shpejtë, ne përpiqemi të sjellim novacion dhe profesionalizëm në industrinë e turizmit, duke ndihmuar turistët të zbulojnë thesaret e fshehura të Ballkanit.

Përmbledhje e Pozicionit:

Albanian Getaways po kërkon një Destination dhe Marketing Manager me përvojë për të udhëhequr dhe menaxhuar operacionet e destinacioneve në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit. Do të kesh mundësinë të krijosh përvoja të jashtëzakonshme për klientët dhe të zhvillosh fushata të suksesshme marketingu për të rritur njohjen dhe prezencën e markës në tregun e turizmit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i Destinacionit:
    • Të krijosh paketa turistike unike dhe të personalizuara për klientët në Europe mbi destinacionet në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera të Ballkanit.
    • Të koordinosh të gjitha aspektet e përvojës së klientit në destinacion, duke përfshirë mbërritjen, akomodimin, aktivitetet dhe largimin.
    • Të monitorosh cilësinë e shërbimeve të ofruara nga furnitorët lokalë për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
    • Të organizosh udhëtime inspektimi dhe vizita për të vlerësuar akomodimet dhe shërbimet në destinacionet e zgjedhura.
    • Të përditësosh rregullisht ofertat e destinacioneve bazuar në sezonin turistik, preferencat e klientëve dhe trendet globale.
  • Marketingu:
    • Të zhvillosh dhe zbatosh strategji të marketingut për të rritur njohjen e markës dhe për të tërhequr turistë të rinj.
    • Të menaxhosh fushatat e marketingut digjital, përfshirë SEO, media sociale dhe reklamat me pagesë.
    • Të krijosh përmbajtje tërheqëse për të promovuar Shqipërinë dhe Ballkanin si destinacion dhe për të rritur trafikun në faqen tonë të internetit.
    • Të analizosh tregun dhe konkurentët për të përshtatur strategjitë e marketingut dhe për të identifikuar mundësi të reja.
    • Të ideosh, krijosh dhe dërgosh newsletter-e periodike me përmbajtje tërheqëse për të mbajtur klientët të informuar mbi ofertat, paketat dhe njoftimet më të fundit të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Menaxhim Turizmi, ose një fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në turizëm, menaxhim destinacionesh dhe marketing ose një fushë të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negociatave.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri të mira të tregut turistik në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
  • Aftësi të forta analitike dhe kreative për zhvillimin e fushatave të suksesshme marketingu.
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe organizimin.

Çfarë ofrojmë:

  • Mundësinë për të punuar me një kompani të suksesshme në rritje në industrinë e turizmit.
  • Puna është fully remote, kështu që mund të punosh nga kudo.
  • Pushime të paguara sipas Kodit të Punës.
  • Sistem performance efikas që mundëson rritje page në mënyrë periodike dhe rritje në detyrë.
  • Një ambient pune dinamike dhe me mundësi të mëdha për zhvillim profesional.
  • Pagesë tepër konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.

Si të aplikosh:

Nëse je i/e interesuar për këtë mundësi dhe plotëson kualifikimet e kërkuara, dërgo CV-në tënde në info@albaniangetaways.com deri më 31/10/2024.