About the job Ekonomiste
Tipi i Punës: Full-time
Pozicioni: Ekonomist/e
Eksperienca e kërkuar: Sipas kërkesave të rolit
Ditët e Punës: E hënë E Premte
Orari: 08:00 - 17:00
Vendodhja: Ish-Bllok, Tiranë
Përshkrimi i Pozicionit
Kompania jonë kliente në sektorin e ndërtimit kërkon të punësojë një Ekonomiste e cila do të mbështesë proceset financiare dhe kontabël të kompanisë, duke përfshirë përpunimin e faturave, menaxhimin e ciklit të blerjeve dhe përgatitjen e raporteve periodike. Roli kërkon saktësi të lartë, përvojë të mirë kontabël dhe aftësi organizative.
Detyrat Kryesore:
Merr pjesë në përgatitjen e bilancit dhe raporteve të tjera financiare sipas kërkesave të kompanisë.
Hedh faturat e blerjeve dhe shpenzimeve në sistem, duke i lidhur me qendrat përkatëse të kostos.
Krijon qendra kosto për produkte të reja dhe furnitorë të rinj sipas procedurave të brendshme.
Përgatit raporte mujore financiare dhe operative sipas nevojës.
Ndjek të gjithë ciklin e blerjeve nga momenti i porosisë deri në regjistrimin final në sistem.
Koordinon me departamentin e blerjeve për saktësinë e porosive, çmimeve dhe faturave.
Kontrollon dokumentacionin shoqërues të blerjeve dhe siguron përputhshmërinë me rregullat financiare.
Mbështet proceset e arkivimit dhe mirëmbajtjes së dokumentacionit.
Siguron komunikim të qartë me furnitorët dhe zyrat e brendshme për çështje të lidhura me blerjet dhe faturimet.
Kualifikime dhe Kërkesa
Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në kontabilitet ose financë (përvoja në kompani ndërtimi është avantazh).
Njohuri të mira të procesit kontabël dhe ciklit të blerjeve.
Aftësi shumë të mira në Microsoft Excel dhe programe financiare.
Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi dokumentacioni.
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me departamente të ndryshme.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën: rekrutime@partner.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar.