Job Openings
Specialist Financë
About the job Specialist Financë
Përmbledhje pozicioni
Specialisti i Financës do të menaxhojë proceset financiare ditore të kompanisë, duke përfshirë përgatitjen e raporteve, analizave financiare dhe ndjekjen e detyrimeve fiskale. Ky rol kërkon saktësi, integritet dhe aftësi analitike.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgatitja dhe kontrolli i faturave, buxheteve dhe raporteve financiare.
- Mbikëqyrja e fluksit të të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Menaxhimi i pagesave, detyrimeve tatimore dhe raportimeve ligjore.
- Koordinimi me auditorë dhe institucione financiare.
- Mbështetje financiare për projekte dhe analiza të vendimmarrjes.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor/Master në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet.
- Minimumi 5 vite përvojë pune në financë/kontabilitet, preferohet në kompani të mesme ose të mëdha.
- Njohuri të programeve financiare dhe Excel të avancuar.
- Eksperiencë në raportime fiskale dhe ligjore sipas legjislacionit shqiptar.
- Integritet dhe korrektësi e lartë profesionale.
- Njohja e gjuhës angleze është e preferuar.
Çfarë ofrohet
- Mundësi për të qenë pjesë e departamentit financiar të një kompanie lider.
- Zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Paketë pagese konkurruese.
E hene e premte 8.30-5.00