About the job Teknik montim Hvac
Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.
Kerkon te punesojë TEKNIK MONTUES PER SISTEME VRF- HVAC dhe KONDICIONERE
- Instalim & Montim sistemesh VRF, HVAC, KONDICIONERE
- Riiparim & zevendesim te pajisjeve perberese te tyre
- Testim mbi funksionalitetin e sakte te pajisjeve te montuara
- Instruktim i klientit mbi perdorimin e pajisjeve
Kriteret:
- Diplomë e shkollës së mesme ose ekuivalente
- Certifikim NATE në gjashtë specialitete; Certifikim EPA
- Minimumi 10 vite përvojë si teknik shërbimi
- Njohuri të forta mbi funksionimin e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
- Te disponoje Leje Drejtimi
- Fleksibel me punen ne terren
Ofrohet:
- Page konkurruese
- Puna 8 ore
- Mundësi promovimi brenda kompanise/grupit
- Transport i siguruar nga Kompania
Kushtet e punes:
E hene e premte 08:00-16:30
E shtune 08:00 – 13:00 (paguhet dite e plote)
Transport i perfshire