Praktikant/e për Zhvillim Biznesi (Business Development Intern | 15–18 vjeç)

 Job Description:

Rreth Nesh

ROI Hunting ofron shërbime rekrutimi dhe mbështetje HR për kompani në Kosovë dhe rajon. Ndihmojmë punëdhënësit me shpallje pune, gjetje kandidatësh, përzgjedhje, si dhe prezantim më të mirë të brendit të punëdhënësit në treg.

Përshkrimi i Praktikës

Kjo praktikë është një hyrje praktike në zhvillimin e biznesit dhe komunikimin profesional me kompani. Ti do të mësosh si bëhet hulumtimi për kompani, si ndërtohen lista kontakti, si përgatiten mesazhet e para të kontaktit dhe si përcillen follow-up-et në mënyrë të rregullt.

Nuk pritet të mbyllësh marrëveshje. Qëllimi është të mësosh dhe të ndihmosh ekipin me hapa të qartë, me template dhe mentorim.

Çfarë do të mësosh

  • Si funksionon zhvillimi i biznesit (lead kontakt takim ndjekje)

  • Si shkruhen mesazhe profesionale (LinkedIn/email)

  • Si bëhet kërkimi i kompanive dhe personave kyç

  • Si mbahet evidenca e kontakteve dhe ndjekjeve (CRM / tabela)

  • Komunikim, disiplinë pune, dhe prezantim profesional

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Hulumtim i kompanive (sektor, madhësi, lokacion, nevoja potenciale)

  • Ndërtim dhe përditësim i listave të kontakteve (emri i kompanisë, personi kontaktues, LinkedIn, email nëse është publik)

  • Përgatitje e mesazheve të para dhe follow-up (me template të gatshme)

  • Evidentim i kontakteve dhe ndjekjeve (kush u kontaktua, kur, dhe çfarë u diskutua)

  • Ndihmë në përgatitje të materialeve të thjeshta (one-pager, prezantime, Canva/Google Docs)

  • Pjesëmarrje në takime të brendshme dhe përmbledhje e pikave kryesore (notes + next steps)

  • Opsionale: mbështetje në angazhim profesional në rrjete sociale (p.sh. ide për postime, komentim/angazhim i matur me postime)

Kriteret (Të domosdoshme)

  • Mosha 15–18 vjeç

  • Shkrim dhe komunikim i mirë në gjuhën shqipe (anglishtja është plus)

  • Përdorim bazik i kompjuterit (Google Docs/Sheets ose Microsoft Office)

  • Përgjegjësi, korrektësi, vullnet për të mësuar

  • Sjellje profesionale dhe respekt ndaj privatësisë

Përparësi (Jo të domosdoshme)

  • Interes në biznes, marketing, HR, komunikim, sipërmarrje

  • Përdorim bazik i Canva

  • Njohje/kuriozitet për LinkedIn (ose gatishmëri për të mësuar)

Orari dhe Mentorimi

  • Orar fleksibil (i përshtatur me shkollën)

  • Detyra të qarta + udhëzim dhe feedback çdo javë

  • Trajnim fillestar + template për komunikim (asgjë me e improvizu pa orientim)

Çfarë Ofrojmë

  • Certifikatë praktike + rekomandim (në bazë të angazhimit)

  • Mentorim dhe përvojë reale pune

  • Mundësi për të krijuar mini-portfolio (lista lead-esh, skripta mesazhesh, mini-raporte)

  • Mundësi angazhimi të mëvonshëm (nëse ka përshtatje dhe mundësi)

  • Bonuse sipas performancës (bazuar në rezultate dhe angazhim)

Rregulla të Praktikës (për moshën 15–18)

  • Pa detyra të papërshtatshme ose jashtë standardeve të sigurisë

  • Pa presion për shitje

  • Çdo komunikim me kompani bëhet me udhëzim dhe me template të miratuara

  • Respekt maksimal i privatësisë dhe etikës profesionale

  Required Skills:

HR Development Steps CRM Canva LinkedIn Business Development Email Business Marketing Microsoft Office