Fotograf/Videograf
Job Description:
Përmbledhje e rolit
Si Fotograf/Videograf në Sharp Group, do të jesh përgjegjës/e për krijimin e përmbajtjes vizuale cilësore për fushata, rrjete sociale dhe materiale promovuese për klientë nga industri të ndryshme. Do të punosh ngushtë me ekipet kreative dhe strategjike për të planifikuar, realizuar dhe edituar projekte që pasqyrojnë vlerat e brendit dhe objektivat e komunikimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
-
Planifikon dhe realizon xhirime foto/video për klientë dhe projekte të brendshme (brief, shot list, lokacion, ndriçim, audio).
-
Krijon materiale vizuale për fushata digjitale, reklama dhe rrjete sociale (përfshirë reels/short-form).
-
Bën video montazhë (short-form dhe long-form kur kërkohet), color correction dhe eksport final sipas formateve të platformave.
-
Editon dhe retushon fotografi, si dhe përgatit materialet për publikim.
-
Bashkëpunon me ekipin e dizajnit/marketingut për të siguruar konsistencë vizuale dhe standard të njëjtë në të gjitha materialet.
-
Menaxhon dhe organizon arkivën e materialeve (emërtim, ruajtje, backup), dhe dorëzon punët brenda afateve.
-
Jep ide kreative për përmbajtje dhe storytelling vizual (bonus i madh).
Kërkesat / Kualifikimet
-
Minimum 3 vite përvojë profesionale në fotografi dhe videografi.
-
Portfolio / showreel i domosdoshëm (link ose file).
-
Njohuri të avancuara në programe të editimit:
-
Foto: Lightroom / Photoshop (ose ekuivalente)
-
Video: Premiere Pro / DaVinci Resolve / Final Cut / CapCut (të paktën njëra në nivel të lartë)
-
-
Kreativitet, detajist/e, dhe aftësi të mira të menaxhimit të kohës.
-
Aftësi për të punuar në disa projekte paralel dhe me afate të shkurta kur nevojitet.
-
Avantazh: njohuri bazike në marketing dhe branding; motion graphics (After Effects); drone; studio/product shoots; event coverage.
Çka ofrojmë
-
Pagë konkurruese në bazë të përvojës.
-
Ambient profesional, kreativ dhe bashkëpunues.
-
Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional, si dhe projekte të ndryshme me klientë nga industri të ndryshme.
Required Skills:
Graphics Video Branding Photoshop Marketing