Python Lecturer
Job Description:
ROI Academy është në kërkim të një Python Lecturer për të mbajtur trajnime praktike në fushën e programimit me Python për pjesëmarrës që duan të ndërtojnë ose zhvillojnë karrierën në teknologji.
Kjo pozitë është e përshtatshme për një profesionist/e që ka njohuri të mira në Python, përvojë praktike në programim dhe aftësi për t’i shpjeguar konceptet teknike në mënyrë të qartë, të strukturuar dhe të kuptueshme.
Përgjegjësitë kryesore
- Mbajtja e ligjëratave dhe sesioneve praktike për Python;
- Përgatitja dhe përshtatja e materialeve mësimore sipas nivelit të pjesëmarrësve;
- Shpjegimi i koncepteve bazë dhe të avancuara të Python përmes shembujve praktikë;
- Udhëzimi i pjesëmarrësve gjatë ushtrimeve, detyrave dhe projekteve praktike;
- Vlerësimi i progresit të pjesëmarrësve dhe ofrimi i feedback-ut konstruktiv;
- Bashkëpunimi me ekipin e ROI Academy për përmirësimin e programit trajnues.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Njohuri shumë të mira në Python;
- Përvojë praktike në zhvillim softuerik, data analysis, automation, web development ose fusha të ngjashme ku përdoret Python;
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Aftësi për të shpjeguar koncepte teknike në mënyrë të thjeshtë dhe praktike;
- Qasje të strukturuar, profesionale dhe të orientuar drejt zhvillimit të pjesëmarrësve;
- Përvojë paraprake në ligjërim, trajnim ose mentorim konsiderohet përparësi.
Përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri në një ose më shumë nga këto fusha
- Object-Oriented Programming;
- Databases dhe SQL;
- Web development me Flask, Django ose FastAPI;
- Data analysis me Pandas, NumPy ose biblioteka të ngjashme;
- Git/GitHub;
- APIs;
- Projekte praktike me Python.
Çfarë ofrojmë
- Mundësi bashkëpunimi me ROI Academy në Tiranë;
- Ambient profesional dhe të orientuar drejt zhvillimit të aftësive praktike;
- Mundësi për të kontribuar në përgatitjen e gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë;
- Angazhim fleksibil, varësisht nga struktura e programit dhe orari i trajnimeve.
Required Skills:
Data Development FastAPI Flask Pandas Analysis NumPy Django Web Development Automation Programming Databases Github Data Analysis Git SQL Python