Akademia e Shitjes
Job Description:
ROI FOUNDATION × ROI ACADEMY × SHARP GROUP
Lansojnë Akademinë 6-Mujore të Shitjes
Bursa të plota për 20 persona Vlerë totale 20,000 €
dhe
Mundësi direkte punësimi
ROI Foundation në bashkëpunim me ROI Academy dhe Sharp Group lansojnë Akademinë 6-Mujore të Shitjes, një program falas i krijuar për të përgatitur gjeneratën e re të profesionistëve të shitjes. Programi ofrohet si bursë e plotë në vlerë 20,000 për 20 pjesëmarrës, të cilët do të angazhohen paralelisht edhe në praktikë 6-mujore brenda kompanive të ROI Holding, me mundësi reale punësimi për më të dalluarit.
Çfarë do të mësoni dhe përfitoni?
Bazat e shitjes profesionale dhe prezantimet moderne
Teknikat e komunikimit, negociimit dhe mbylljes së shitjeve
Menaxhimin e klientëve (CRM) dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata
Shitjen me telefon, online dhe ballë për ballë
Strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C
Teknikat moderne të shitjes me AI dhe automatizimet praktike
Rolin e marketingut në shitje dhe bashkëpunimin me ekipet operative
Ndërtimin e pitch-eve profesionale dhe prezantimeve për klientë
Gjenerimin e leads cilësorë dhe kthimin e tyre në klientë realë
Ligjërata nga ekspertë të njohur të fushës
Praktikë 6-mujore në ekipet e ROI Holding me projekte reale
Kush mund të aplikojë?
Programi është i hapur për të gjithë të rinjtë me motivim për karrierë në shitje:
Studentë të ekonomikut, marketingut, komunikimit apo shkencave sociale
Persona pa përvojë pune që duan të specializohen në shitje profesionale
Individë që duan të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, negocimit dhe prezantimit
Të sapodiplomuar që kërkojnë eksperiencë praktike dhe mundësi punësimi
Kushdo që e sheh veten në shitje dhe ka dëshirë të rritet profesionalisht
Pse të aplikoni?
Program falas 6-mujor
Trajnime nga ekspertë të fushës
Praktikë 6-mujore në ROI Holding
Projekte reale dhe klientë realë
Certifikatë dhe mundësi punësimi
Required Skills:
B2C CRM Marketing