About the job Legal Manager
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.
Pozicioni: Menaxher Ligjor
Legal Manager është përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha çështjeve ligjore të kompanisë, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe mbrojtjen e interesave të organizatës. Roli përfshin ofrimin e këshillimit ligjor për menaxhmentin, hartimin dhe rishikimin e kontratave, menaxhimin e riskut ligjor, si dhe koordinimin e proceseve me autoritetet dhe palët e treta. Kandidati ideal kombinon njohuri të forta juridike me aftësi strategjike, komunikim efektiv dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve
Pergjegjesi Specifike:
Ø Siguron asistence juridike per veprimtarine e Departamentin Ligjor dhe te Perputhshmerise per problemet qe mbulon ky i fundit dhe qe i ngarkohen nga Drejtori i Drejtorise.
Ø Realizon konsulta per ceshtje ligjore qe lidhen me aktivitetin e Shoqerise dhe te Shoqerive te tjera te lidhura.
Ø Administron regjistrin tregtar dhe regjistrin e pronarit përfitues të shoqërisë dhe te Shoqerive te tjera te lidhura, duke garantuar përditësimin e tyre sipas kërkesave ligjore. Administrimi i Regjistrit Tregtar perfshin te gjitha aktet e nevojshme korporative te Shoqerise dhe Grupit te Shoqerive te lidhura.
Ø Kontrollon zbatimin e ligjshmerise te kontratave te lidhura me klientet, insitucionet shteterore, partneret dhe furnitoret, nese ato jane ne perputhje me parashikimet e Kodit Civil, dispozitat e vecanta ligjore dhe nenligjore, dhe ne vecanti perputhshmerine me kushtet specifike te Shoqerise.
Ø Kryen analizën juridike të pronave, jep opinione ligjore dhe administron procesin kontraktor të zhvillimit të pronës deri në përfundimin e tij me kontratën e shkëmbimit.
Ø Administron çështjet e pronësisë intelektuale të shoqërisë, përfshirë aplikimin, regjistrimin, rinovimin dhe mbrojtjen e markave tregtare të kompanisë.
Ø Administron dhe ndjek ceshtjet e lidhura me proceset gjyqesore e akdimistrative dhe koordinimin me Studiot ligjore te angazhuara ne proces.
Ø Keshillime per ndertimin e nje marredhenie konkrete juridike per projektet ekzistuese dhe te reja te Shoqerise.
Ø Pergatit materiale me karakter juridik (shkresa, kerkesa ankimore, padi, mbrojtje, rekurse etj) per probleme qe lidhen me natyren e punes se drejtorise, por dhe te vecanta qe i ngarkohen nga strukturat vendimmarrese te Shoqerise.
Ø Pergatitjen e opinioneve ligjore, kerkese padive, kerkesave dhe te cdo akti tjeter qe i drejtohet Paleve te Treta,Gjykates apo Arbitrazhit;
Ø Raporton cdo dite, dhe ben permbledhjen e puneve te kryera, cdo jave tek Drejtori i Drejtorise.
Nëse jeni një profesionist me integritet të lartë, aftësi të shkëlqyera analitike dhe eksperiencë në menaxhimin e çështjeve ligjore në nivel korporativ, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë. Roli i Legal Manager ofron mundësinë për të kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe zhvillimin strategjik të kompanisë, në një ambient profesional dhe dinamik.
Ju lutem aplikoni direkt ne apply link!