Job Openings Perfaqesues te SOS Fshaterat e Femijeve Kosove / Facers

About the job Perfaqesues te SOS Fshaterat e Femijeve Kosove / Facers

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group është një kompani inovative në fushën e rekrutimit, me seli qendrore në SHBA, Dover, Delaware, qe operon në Kanada, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnje & Hercegovinë, Bullgari, Serbi, Qipro dhe Greqi. Ne sjellim një mentalitet të ri në industrinë e rekrutimit, ku në fokus janë Kandidatët dhe Klientët tanë.

The HeadHunter Group ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë për rekrutimin e Përfaqësuesve për Grumbullimin e Fondeve në Prishtinë.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron nga viti 1999 dhe deri tani përmes formave të ndryshme të kujdesit dhe mbështetjes është përkujdesur për mbi 1,000 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, aktualisht ofron strehim, përkujdesje, edukim dhe përkrahje për mbi 600 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes.

Për klientin tonë, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, jemi në kërkim të:

PËRFAQËSUESVE TË SOS FSHATRAT E FËMIJËVE KOSOVË PËR NGRITJEN E FONDEVE NË TERREN (M/F)

Çka kërkojmë:

  • Përfaqësues për ngritjen e fondeve në terren (rrugë, sheshe, qendra tregtare, evente) në regjionin e Prishtinës
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe ndërpersonal – sidomos në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarë
  • Vetëbesim dhe energji pozitive gjatë prezantimit të misionit të SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë
  • Orientim kah rezultatet, me gatishmëri për t'i përmbushur targetet ditore / javore / mujore
  • Aftësi për punë ekipore, duke kontribuar në atmosferë motivuese dhe mbështetëse
  • Përkushtim për punë humanitare, duke qenë pjesë e një kauze të madhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore
  • Gatishmëri për të punuar në terren

Çka ofrojmë:

  • Orar të strukturuar pune (4 orë në ditë), i përshtatshëm për persona që kërkojnë fleksibilitet në punë
  • Ditë pune fleksibile sipas marrëveshjes dhe nevojave të fushatës
  • Kontratë fillestare 6-mujore me mundësi vazhdimi bazuar në performancë dhe nevojat e organizatës
  • Pagë bazë të rregullt mujore, të kombinuara me bonuse stimuluese sipas performancës (për arritjen e targeteve ditore / javore / mujore)
  • Para rekrutimit përfshihet një trajnim përgatitor, i cili shërben si pjesë e procesit të përzgjedhjes
  • Përvojë pune praktike në terren, në një organizatë humanitare ndërkombëtare me emër
  • Trajnime profesionale dhe zhvillim të aftësive në komunikim, marketing social dhe grumbullim fondesh
  • Mundësi avancimi në karrierë, për t'u bërë lider ekipi i fushatave në terren
  • Pjesëmarrje në një kauzë me ndikim të madh shoqëror, mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata në nevojë

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe The HeadHunter Group ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë dhe inkurajojnë aplikimet pa dallim moshe, gjinie, orientimi seksual, aftësie të kufizuar, kombësie, përkatësie etnike, race, ngjyre, feje, bindjeje politike apo statusi social dhe martesor.