About the job Legal Contract Specialist
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.
Pozicioni: Specialist Ligjor i Kontratave
Specialisti i Kontratave është përgjegjës për hartimin, rishikimin, administrimin dhe monitorimin e kontratave të kompanisë, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të organizatës. Roli kërkon analizë të kujdesshme ligjore, koordinim me departamente të ndryshme dhe aftësi për të identifikuar dhe minimizuar risqet kontraktuale. Kandidati ideal zotëron njohuri të forta juridike, aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikim profesional në menaxhimin e marrëdhënieve me palët e interesuara.
Pergjegjesi Specifike:
Ø Përgjigjet për përgatitjen, standardizimin dhe përditësimin e formateve të kontratave të ndërtimit, sipërmarrjes, shitblerjes, bashkëpunimit, qirasë, punësimit, shërbimit, furnizimit, nënkontraktimit, marrëveshjeve të konfidencialitetit, marrëveshjeve të mirëkuptimit, marrëveshjeve të bashkëpunimit, si dhe çdo akti tjetër kontraktor apo juridik të nevojshëm për veprimtarinë e Shoqërisë.
Ø Kontrollon dhe rishikon, përpara nënshkrimit, kontratat me klientët, institucionet shtetërore, partnerët, furnitorët, nënkontraktorët dhe palët e treta, me qëllim verifikimin nëse ato janë në përputhje me kushtet specifike të Shoqërisë, me legjislacionin në fuqi dhe nëse mbrojnë në mënyrë të përshtatshme interesat e saj të ligjshme, tregtare dhe financiare.
Ø Suporton strukturat e shoqerise dhe shoqëritë e tjera të lidhura në negocimin e kushteve kontraktore, në analizimin e risqeve ligjore dhe kontraktore, si dhe në dhënien e konsultave ligjore sipas legjislacionit të aplikueshëm dhe praktikës përkatëse.
Ø Sigurohet për përputhshmërinë e kontratave, marrëveshjeve, akteve shtesë, anekseve dhe dokumenteve të tjera ligjore me legjislacionin në fuqi, si dhe për azhurnimin e tyre në rast të ndryshimeve ligjore, rregullatore apo të praktikës së brendshme të Shoqërisë.
Ø Ofron rishikim të plotë, të saktë dhe në kohë të dokumenteve të përgatitura nga palë të tjera, duke evidentuar dispozitat problematike, risqet ligjore, mangësitë në mbrojtjen kontraktore të Shoqërisë dhe duke propozuar formulime alternative.
Ø Kontrollon dhe mbështet përgatitjen e njoftimeve formale ndaj palëve kontraktore sipas kërkesave kontraktuale, përfshirë njoftimet për vonesa, mospërmbushje detyrimesh, shkelje kontraktore, kërkesa për korrigjim, paralajmërime për zgjidhje kontrate, kërkesa për kompensim, pretendime për dëme, pretendime për kosto shtesë, zgjatje afatesh, rezerva të të drejtave dhe çdo komunikim tjetër me efekt juridik.
Ø Ndjek dhe koordinon me Administratorët e Kontratave, departamentet teknike, financiare dhe operative mbledhjen e informacionit dhe dokumentacionit mbështetës për përgatitjen e shkresave kontraktore, pretendimeve, ankimeve administrative apo qëndrimeve zyrtare të Shoqërisë.
Ø Pergatit dhe siguron që ankimet administrative dhe shkresat zyrtare të Shoqërisë të jenë të argumentuara në aspektin faktik, ligjor dhe procedural, duke respektuar afatet ligjore, formën e kërkuar nga legjislacioni, hierarkinë administrative dhe kërkesat specifike të çdo institucioni.
Ø Ndjek ecurinë e ankimeve administrative dhe komunikimeve zyrtare me institucionet përkatëse, duke monitoruar afatet për përgjigje, duke përgatitur shkresa rikujtuese kur është e nevojshme dhe duke informuar strukturat përkatëse të Shoqërisë mbi statusin dhe hapat e mëtejshëm.
Ø Rishikon dhe finalizon korrespondencën e përgatitur nga struktura të ndryshme të kompanisë dhe/ose Administratorët e Kontratave në lidhje me zbatimin e kontratave, duke siguruar që komunikimi të jetë juridikisht i saktë, i qartë, i dokumentuar dhe në përputhje me pozicionin zyrtar të Shoqërisë.
Ø Përgatit opinione, memo ligjore, analiza të shkurtuara ose të detajuara për çështje kontraktore, administrative, rregullatore apo të tjera që lidhen me veprimtarinë e Shoqërisë, me qëllim orientimin e vendimmarrjes së administrimit dhe strukturave përkatëse.
Ø Merr pjesë në takime, negociata dhe diskutime me palë kontraktore, institucione apo palë të tjera të treta, kur kërkohet mbështetje ligjore, dhe përgatit përmbledhje, minuta, qëndrime apo rekomandime pas takimeve përkatëse.
Ø Kujdeset për ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentacionit ligjor, kontraktor, administrativ dhe tregtar të Shoqërisë, si dhe për administrimin e tij në përputhje me politikat e brendshme dhe kërkesat ligjore të aplikueshme.
Nëse jeni një profesionist i përkushtuar ndaj saktësisë, analizës ligjore dhe menaxhimit efektiv të dokumentacionit kontraktual, ju ftojmë të aplikoni për këtë pozicion. Roli i Specialistit të Kontratave ofron mundësinë për të kontribuar në procese të rëndësishme ligjore dhe operative, në një ambient profesional që vlerëson përgjegjshmërinë, bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional.