About the job Finance Director
Good Job! Good Life!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in the US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the Staffing industry and our core business is Candidates and Clients.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Titulli i Pozicionit: Drejtor Finance
Departamenti: Financë
Raporton te: Drejtori i Përgjithshëm (General Manager) / Bordi Ekzekutiv
Përmbledhje e Pozicionit
Si Drejtor Financiar i nje prej kompanive te grupit, do të jeni përgjegjës për të udhëhequr funksionin financiar të të gjithë kompanise, duke siguruar integritet të plotë financiar, planifikim strategjik afatgjatë, kontroll të brendshëm të fuqishëm dhe zbatim efikas të buxheteve dhe analizave financiare. Do të punoni ngushtë me drejtuesit kryesorë për të maksimizuar të ardhurat, kontrolluar kostot dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të biznesit.
Përgjegjësitë Kryesor
1. Udhëheqje Strategjike Financiare
-Zhvillon dhe zbaton strategjitë financiare që mbështesin objektivat afatgjata të hotelit dhe grupit.
-Udhëheq procesin e buxhetimit vjetor, parashikimeve mujore dhe analizës financiare për të ndihmuar vendimmarrjen e informuar.
-Siguron planifikimin e qëndrueshëm të likuiditetit, kapitalit, investimeve dhe kthimit të tyre.
2. Kontroll dhe Përputhshmëri
-Mbikëqyr sistemet e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e hotelit.
-Siguron që të gjitha veprimet financiare të jenë në përputhje me rregulloret lokale, ligjet tatimore dhe kërkesat e grupit.
-Koordinon auditimet e brendshme dhe të jashtme, duke mbajtur marrëdhënie të forta me auditorët dhe autoritetet financiare.
3. Menaxhim i Performancës dhe Raportimit
-Përgatit dhe prezanton raporte të avancuara financiare dhe KPI për menaxhmentin dhe bordet qendrore.
-Analizon trendet e tregut dhe të dhënat operacionale për të ndihmuar në vendime strategjike që ndikojnë në të ardhurat dhe përfitueshmërinë.
-Mbikëqyr analizën e ROI për projekte kapitale dhe ndihmon në optimizimin e investimeve.
4. Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Projekteve
-Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me bankat, institucionet financiare dhe partnerët financiarë.
-Monitoron projektet e mëdha investuese dhe garanton strukturim dhe financim të duhur.
5. Udhëheqje e Departamentit Financiar
-Drejton, motivon dhe zhvillon ekipin financiar për të arritur standarde të larta të performancës.
-Krijon një kulturë bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe përsosmërie brenda departamentit.
-Vlerëson performancën, identifikon nevojat për trajnime dhe mbështet rritjen profesionale të stafit.
6. Mbështetja e Eksperiencës së Klientit dhe Operacioneve
-Siguron që praktikat financiare (si pagesat, kontrollet e inventarit, faturimet) të jenë miqësore për klientët dhe të mbështesin përvojën premium.
-Merr pjesë në takimet strategjike të shitjeve dhe marketingut për të rishikuar tarifat dhe politikat e çmimeve.
Kualifikimet e Kërkuara
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme; preferohet diplomë Master ose certifikim profesional (CPA, ACCA, CMA).
- Minimumi 5-7 vite përvojë në role drejtuese financiare në hotel luksoz ndërkombëtar.
- Eksperiencë në analizë financiare, buxhetim, auditim dhe menaxhim të investimeve.
- Njohuri të avancuara të sistemeve financiare të hotelerisë (p.sh. Financa 5, Opera,SunSystems).
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Excel, Power BI, dhe mjete të tjera analitike.
Aftësi komunikuese të shkëlqyera në gjuhën vendase dhe në anglisht; gjuhë të tjera janë avantazh.
Kompetenca Thelbësore
- Lider vizionar dhe ndikues në mjedise komplekse.
- Aftësi për të analizuar situata të ndërlikuara dhe për të propozuar zgjidhje efektive.
- Integritet i lartë profesional dhe etikë pune.
- Fokus i fortë në rezultatet financiare, kontrollin e kostove dhe rritjen e qëndrueshme.
- Përkushtim ndaj cilësisë së lartë të shërbimit ndaj klientit dhe mbështetjes së operacioneve.
Our client offers equal opportunity for everyone, and no person shall be discriminated against on the grounds of age, gender, sexual orientation, disability, nationality, ethnic background, race, skin colour, religion or ideology, political persuasion, social background or marital status.