Job Openings General Manager

About the job General Manager

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in the US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the Staffing industry and our core business is Candidates and Clients.


Titulli i Pozicionit: Menaxher i Përgjithshëm

Raporton tek: Administratori

Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhje e Pozicionit

Menaxheri i Përgjithshëm është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operativ të kompanisë, duke siguruar rritjen e qëndrueshme të shitjeve, duke garantuar një standard të lartë cilësie në shërbime dhe duke u kujdesur për reputacionin e biznesit në të gjitha sektorët ku kompania operon (Makina me Qira, Transferta, Tripe, Dealer Vodafone, Sherbime Doganore).


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

1) Drejtimi Strategjik dhe Operativ

-Harton dhe zbaton strategjitë afatshkurtra dhe afatgjata për zhvillimin e kompanisë.

-Siguron rritjen e të ardhurave në të gjitha industritë ku kompania operon.

-Vendos objektiva të matshëm për secilin departament dhe monitoron arritjen e tyre në

mënyrë të vazhdueshme.

- Identifikon dhe menaxhon rrisqet kryesore të biznesit, duke garantuar qëndrueshmëri dhe

konkurrueshmëri në treg.

2) Zhvillimi i Biznesit

-Analizon tregun dhe identifikon mundësi të reja për zgjerim.

-Harton plane biznesi për investime me kthim të lartë.

-Përcakton shpërndarjen optimale të fitimeve ndërmjet riinvestimit, kursimit dhe

mbështetjes së operacioneve.

3) Standardet e Shërbimit dhe Cilësisë

- Vendos dhe monitoron standarde të qarta të shërbimit, duke siguruar që të gjithë punonjësit

ti respektojnë dhe ti zbatojnë në praktikë.

- Siguron sistem raportimi dhe feedback-u për matjen e kënaqësisë së klientëve dhe ndërmerr

masa korrigjuese në kohë reale kur shfaqen problematika.

- Ndërton një kulturë shërbimi të orientuar drejt klientit, ku përvoja pozitive dhe vlerësimi i

nevojave të tyre është elementi themelor i suksesit të kompanisë.

- Promovon vazhdimisht përmirësimin cilësor të shërbimeve ekzistuese dhe inovacionin në

ofrimin e shërbimeve të reja.

4) Menaxhimi Financiar

-Punon ngushtë me departamentin financiar për menaxhimin e buxheteve dhe investimeve.

-Përgatit raporte të rregullta mbi shitjet, kostot, marzhet dhe fitimet për çdo sektor.

5) Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Employer Branding

- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Burimeve Njerëzore për të ndërtuar dhe forcuar

employee brand të kompanisë.

- Nxit politika dhe programe incentivuese për të përmirësuar performancën, motivimin dhe

angazhimin e stafit.

6) Koordinimi i Departamenteve

- Siguron komunikim dhe bashkëpunim efektiv midis departamenteve (makina me qira,

transferta, Vodafone, pika doganore).

- Krijon dhe mbikëqyr procedura standarde pune për të siguruar sinkronizim dhe efikasitet

ndërdepartamental.

Kompetencat Kryesore:

-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë shtesë përparësi).

-Përdorim i avancuar i Excel dhe programeve të tjera Office.

-Njohuri solide në financa dhe kontabilitet.

-Njohuri në menaxhimin e burimeve njerëzore.

-Njohuri bazë ligjore dhe rregullatore që lidhen me biznesin.

-Aftësi të forta në komunikim dhe negociata.

-Eksperiencë në lidership dhe zhvillim strategjik.

*All applications will be treated with strict confidentiality according to the law No.9887 set by the Albanian Parliament for the "Protection of Personal Data".