Job Openings Menaxher i Shitjes

About the job Menaxher i Shitjes

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Bulgaria, Serbia, Cyprus, Greece. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Klienti ynë, një kompani e njohur që operon me sukses në tregun e Kosovës, me mbi 17 vite përvojë në sektorin e shitjes me pakicë, është në kërkim të një Menaxheri të Shitjes me përvojë për t'iu bashkuar ekipit.

Lokacioni: Prizren, Kosovë


Përgjegjësitë


Përpilon planin vjetor dhe mujor të shitjeve sipas kategorive të produkteve dhe pikave të shitjes, në përputhje me objektivat financiare të kompanisë.
Monitoron dhe analizon në baza ditore dhe javore ecurinë e shitjeve, realizimin e planeve dhe marzhën e fitimit.
Hulumton tregun, analizon aktivitetet e konkurrencës (çmimet, ofertat dhe risitë) dhe propozon strategji për rritjen e pjesëmarrjes në treg.
Monitoron performancën e produkteve të reja të lançuara në treg dhe vlerëson pranimin e tyre nga konsumatori final.
Monitoron rregullisht zbatimin e standardeve të ekspozimit të produkteve.
Identifikon kanale të reja të shitjes dhe mundësi për zgjerimin e portofolit të klientëve.
Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Blerjes, analizon tregun e sektorit përkatës dhe merr pjesë në përcaktimin e çmimeve të shitjes, marzhave dhe harmonizimin e çmimeve.
Koordinon dhe mbikëqyr transferimin e produkteve nga një pikë shitjeje në tjetrën, me qëllim balancimin e kërkesës dhe maksimizimin e potencialit të shitjes.
Kujdeset në mënyrë aktive për eliminimin e stoqeve pasive përmes propozimit të aksioneve dhe zbritjeve.
Mbikëqyr zbatimin e saktë të fushatave promocionale dhe marketingut në pikat e shitjes.
Përcakton objektivat individuale të shitjes dhe raporton performancën në baza periodike.
Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët strategjikë.
Komunikon vazhdimisht me Departamentin e Blerjes dhe Stokut, duke identifikuar dhe përcjellë nevojat e sektorit të shitjes për produkte të reja apo mungesa të stokut.
Përgatit raporte analitike të shitjeve me qëllim identifikimin e trendeve dhe rritjen e performancës komerciale.
Shfrytëzon në mënyrë efektive sistemin KUBIT të kompanisë për të nxjerrë të dhëna mbi shitjet, gjendjen e stokut dhe lëvizjet e artikujve ndërmjet pikave të shitjes.

Kualifikimet dhe Aftësitë


Përvojë e mëparshme në një pozitë të ngjashme menaxheriale.
Diplomë universitare.
Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office (Excel, PowerPoint dhe Word).
Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
Përkushtim i lartë në punë dhe gatishmëri për të mësuar.
Aftësi të forta analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Patentë shoferi, kategoria B.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Klienti ynë ofron mundësi të barabarta punësimi. Asnjë kandidat nuk do të diskriminohet në bazë të moshës, gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, kombësisë, përkatësisë etnike, racës, ngjyrës së lëkurës, fesë ose bindjeve, pikëpamjeve politike, prejardhjes sociale apo statusit martesor.