Job Openings
Shites = CREW SHOP TIRANA
About the job Shites = CREW SHOP TIRANA
Pozicioni: Shitës / Sales Associate
Vendndodhja: CREW SHOP, Tiranë
Përshkrimi i punës:
Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një eksperience të shkëlqyer për klientët, duke siguruar shërbim profesional, këshillim mbi produktet dhe përmbushjen e objektivave të shitjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të mirëpresë dhe të asistojë klientët në dyqan në mënyrë profesionale dhe miqësore
- Të identifikojë nevojat e klientit dhe të rekomandojë produktet e duhura
- Të realizojë shitje dhe të arrijë objektivat e vendosura
- Të mbajë njohuri të plota mbi produktet dhe brandet
- Të kujdeset për organizimin dhe paraqitjen e produkteve në dyqan
- Të marrë pjesë në inventar dhe të mbajë stoku të rregullt
- Të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
- Të ndjekë standardet e kompanisë për shërbimin ndaj klientit
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë në shitje (e preferueshme)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi
- Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të punuar në ekip
- Energjik/e, i/e motivuar dhe me dëshirë për të arritur objektiva
- Njohuri bazë të gjuhës angleze (e preferueshme)
Ne ofrojmë:
- Ambient dinamik dhe profesional pune
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
- Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme
- Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës